QËNDRONI VIGJILENTË!
Tërmete shkatërrimtare godasin Turqinë dhe Sirinë—Çfarë thotë Bibla?
Të hënën, më 6 shkurt 2023, Turqinë dhe Sirinë i goditën disa tërmete shkatërrimtare.
«Të hënën, një tërmet tejet i fuqishëm vrau më shumë se 3.700 veta në një zonë të madhe të Turqisë dhe në veriperëndim të Sirisë. Moti i acartë po ua përkeqëson situatën mijëra të plagosurve ose të pastrehëve, si edhe po ua vështirëson punën skuadrave të shpëtimit për të gjetur të mbijetuarit.»—Reuters, 6 shkurt 2023.
Na dhemb shpirti kur lexojmë për tragjedi të tilla. Në momente si këto i kthejmë sytë drejt Jehovait, që është «Perëndia i çdo ngushëllimi». (2 Korintasve 1:3) Ai siguron ‘ngushëllim nga Shkrimet, që të kemi shpresë’.—Romakëve 15:4.
Në Bibël mësojmë:
Çfarë ishte parathënë për tërmetet.
Ku mund të gjejmë ngushëllim dhe shpresë.
Si do t’u japë fund Perëndia vuajtjeve.
Që të dish më shumë çfarë thotë Bibla për këto tema, lexo artikujt:
a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.