Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Surasak Suwanmake/​Moment via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Valët e të nxehtit mbërthejnë globin gjatë verës së 2023-shit—Çfarë thotë Bibla?

Valët e të nxehtit mbërthejnë globin gjatë verës së 2023-shit—Çfarë thotë Bibla?

 Kudo përreth botës njerëzit po përballen me valë të nxehti që shënojnë temperatura rekord dhe me fenomenet ekstreme të motit që shkaktojnë ato. Vër re raportet e mëposhtme:

  •   «Ky është qershori më i nxehtë që ka përjetuar njerëzimi që nga koha kur nisën të regjistroheshin temperaturat globale 174 vjet më parë.»—Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, Departamenti i Tregtisë i SHBA-së, 13 korrik 2023.

  •   «Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen me një valë të nxehti të tmerrshme. Pritet që temperaturat e ajrit të shkojnë deri në 48 gradë celsius në ishujt e Sicilisë dhe të Sardenjës; me shumë mundësi temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në Evropë.»—Agjencia Evropiane e Hapësirës, 13 korrik 2023.

  •   «Teksa ngrohja globale përkeqësohet, priten reshje shiu gjithnjë e më intensive, më të shpeshta e më të forta, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje më shkatërrimtare.»—Stefan Ulënbruku, drejtori i Departamentit Kërkimor për Hidrologjinë, Ujin dhe Kriosferën në Organizatën Botërore Meteorologjike, 17 korrik 2023.

 A shqetësohesh kur dëgjon këto raporte për motin ekstrem që sa vijnë e shtohen? Shiko çfarë thotë Bibla për këtë çështje kaq të rëndësishme.

A është moti ekstrem plotësim i profecive të Biblës?

 Po. Valët e të nxehtit në mbarë tokën dhe format e tjera të motit ekstrem përputhen me ngjarjet që kishte parathënë Bibla për kohën tonë. Për shembull, Jezui profetizoi se do të shihnim «fenomene të frikshme» ose «dukuri të llahtarshme». (Luka 21:11; Diodati i Ri—Përkthimi 1991-94) Për shkak të temperaturave globale që sa vijnë e rriten, shumë veta kanë frikë se njeriu do ta shkatërrojë tokën.

A do të bëhet toka e pabanueshme?

 Jo. Zoti e krijoi tokën që të jetë shtëpia jonë e përhershme; ai nuk do t’i lejojë njerëzit ta shkatërrojnë. (Psalmi 115:16; Eklisiastiu 1:4) Në fakt, ai na ka premtuar se ‘do të shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’.—Zbulesa 11:18.

 Bibla tregon se Perëndia ka aftësinë ta mbrojë tokën nga katastrofat natyrore dhe do ta bëjë këtë.

  •   «[Perëndia] stuhinë e shndërron në puhizë, e dallgët fashiten dalëngadalë.» (Psalmi 107:29) Zoti ka fuqinë t’i mbajë nën kontroll forcat e natyrës. Ai është i aftë t’i ndreqë problemet e mjedisit që po shkaktojnë motin ekstrem, i cili po u sjell shumë vuajtje njerëzve.

  •   «Ti kujdesesh për tokën, e bën të frytshme e shumë të begatë.» (Psalmi 65:9) Falë bekimit të Perëndisë, toka do të bëhet parajsë.

 Që të mësosh më shumë rreth premtimit të Biblës se mjedisi do të ripërtërihet, shih artikullin «Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?»