11 KORRIK 2019
GREQI
Athinë, Greqi—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
Datat: 5-7 korrik 2019
Vendi: Stadiumi Olimpik i Athinës, Greqi
Gjuhët: angleze, greke, greke e shenjave, rome (që flitet në jug të Greqisë), ruse, shqipe
Maksimumi i të pranishmëve: 36.873
Numri i të pagëzuarve: 406
Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 6.000
Degët e ftuara: Amerika Qendrore, Armeni, Australazi, Bullgari, Evropa Qendrore, Fixhi, Japoni, Kirgizistan, Maqedonia e Veriut, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara, Turqi
Komente pozitive: Një agjent udhëtimesh tha: «Kam një jetë që punoj si agjent udhëtimesh dhe askund në botë nuk kam parë organizim dhe mbikëqyrje kaq të mirë. Dje ju pashë me vëmendje dhe nuk po më besohej! Organizuat 2.600 veta brenda pak orësh goxha më mirë se shumë profesionistë. Por pjesa më e bukur është buzëqeshja që keni. Më besoni: merrem prej vitesh me këtë punë dhe mund ta dalloj kur dikujt ia kërkon puna të qeshë apo kur buzëqesh me gjithë shpirt. Dhe të gjithë ju qeshni me gjithë shpirt.»
Disa nga mbi 4.000 vullnetarët që përgatitën stadiumin para kongresit
Fëmijët duke mirëpritur delegatët në Greqi
Një nga 406 vëllezërit e motrat që u pagëzuan
Motrat në sektorin e gjuhës rome duke bërë foto. Ky është kongresi i parë ndërkombëtar në Greqi, ku programi u mbajt edhe në romisht
Delegatët në shërbim me vëllezër e motra vendës
Delegatët vizitojnë rrënojat e Greqisë së lashtë
Pjesë e shfaqjes për delegatët ishte edhe një dramë nga Bibla që fliste për shërbimin e apostullit Pavël në Greqi
Valltarët demonstrojnë vallen e njohur Syrtaki për delegatët
Një motër luan bouzouki, një instrument popullor grek me tela
Delegatët duke mësuar fjalë greke
Vëlla Dejvid Splejni, anëtar i Trupit Udhëheqës, në fund të ditës së tretë të kongresit, duke mbajtur një fjalim të bazuar në Bibël, i cili u përkthye në greqisht
Shërbëtorë specialë në kohë të plotë përshëndetin auditorin ditën e fundit të kongresit