17 KORRIK 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE
Vetëm në një muaj prezantohen gjashtë përkthime të reja të Biblës
Kreole e Guadelupës
Më 9 qershor 2024, vëllai Xhefri Uinder, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi librat e Mateut e të Markut në gjuhën kreole të Guadelupës gjatë fjalimit mbyllës të kongresit special me temë «Shpall lajmin e mirë!» që u mbajt në Bei-Mau, Guadelupë. Të pranishëm fizikisht në kongres ishin 8.602 veta, ndërsa 5.588 të tjerë ishin të lidhur me videokonferencë. Të pranishmit morën kopje të shtypur të Biblës—Lajmi i mirë sipas Mateut. Të dy librat e Biblës u vunë menjëherë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Mbi 300.000 njerëz në Guadelupë dhe 200.000 në Francë flasin kreole të Guadelupës. Sot, rreth 3.300 vëllezër e motra që flasin kreole të Guadelupës shërbejnë në 42 kongregacione në Guadelupë dhe 80 të tjerë në 2 grupe në Francë.
Armene
Më 28 qershor 2024, vëllai Xhefri Xhekson, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi në gjuhën armene Biblën e rishikuar Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re. a Prezantimi u bë ditën e parë të kongresit rajonal «Shpall lajmin e mirë!» që u mbajt afër Erevanit, Armeni. Gjithsej ishin të pranishëm 6.155 veta. Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën armene u vu në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library. Formati i shtypur do të vihet në dispozicion më vonë gjatë vitit 2024.
Përkthimi i parë i Biblës në gjuhën armene është i shekullit të pestë të e.s. Fillimisht Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën armene doli i plotë në vitin 2010. Sot rreth 3 milionë njerëz që flasin gjuhën armene jetojnë në Armeni, përfshirë këtu rreth 10.550 vëllezërit e motrat që shërbejnë në 117 kongregacione. Po ashtu, 5.200 vëllezër e motra shërbejnë në grupe e kongregacione të gjuhës armene, në Evropë e në Shtetet e Bashkuara.
Fante
Më 28 qershor 2024, vëllai Friman Abei, anëtar i Komitetit të Degës në Ganë, prezantoi librin e Mateut në gjuhën fante gjatë kongresit rajonal «Shpall lajmin e mirë!» që u mbajt në Sallën e Asambleve Takoradi në Sekondi-Takoradi, Ganë. Gjithsej 1.230 vëllezër e motra ishin të pranishëm dhe 2.022 të tjerë u lidhën me videokonferencë. Të pranishmit morën kopje të shtypur të Biblës—Lajmi i mirë sipas Mateut. Gjithashtu ajo u vu menjëherë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Mesatarisht 6 milionë njerëz flasin gjuhën fante. Kongregacioni i parë i gjuhës fante u formua në Sekondi-Takoradi, Ganë, në shtator të vitit 1935. Sot rreth 9.700 vëllezër e motra që flasin fante shërbejnë në 158 kongregacione në Ganë.
Islandeze
Më 28 qershor 2024, vëllai Dejvid Splejn, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën islandeze, para një auditori me 1.312 veta, ditën e parë të kongresit special «Shpall lajmin e mirë!», në Rejkjavik, Islandë. Të pranishmit morën kopje të shtypur të Përkthimit Bota e Re. Gjithashtu formati dixhital u vu menjëherë në dispozicion në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Në 2019-n, vëllezërit e motrat tona në Islandë morën Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re. Të 395 vëllezërit e motrat që flasin gjuhën islandeze dhe që shërbejnë në 5 kongregacione, u gëzuan kur morën Përkthimin Bota e Re të plotë, që mund ta përdorin në shërbim, në atë ishull me 390.000 banorë.
Ngangele
Më 28 qershor 2024, vëllai Johanes De Jager, anëtar i Komitetit të Degës në Angolë, prezantoi librin e Mateut, të Lukës dhe të Veprave në ngangele. Prezantimi u bë para një auditori me 450 të pranishëm, në kongresin rajonal «Shpall lajmin e mirë!» që u mbajt në Menongi, Angolë. Të pranishmit morën kopje të shtypur të Biblës—Lajmi i mirë sipas Mateut. Të tre librat e Biblës u vunë menjëherë në dispozicion në formatin dixhital në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Afro 1 milion njerëz që flasin gjuhën ngangele jetojnë në Angolë. Kongregacioni i parë i gjuhës ngangele u formua më 2011. Për momentin, 260 vëllezër e motra shërbejnë në 8 grupe e kongregacione të gjuhës ngangele në Angolë dhe në Namibi.
Ngabere
Më 30 qershor 2024, vëllai Karlos Martines, anëtar i Komitetit të Degës në Amerikës Qendrore, prezantoi Biblën—Lajmi i mirë sipas Mateut në gjuhën ngabere, gjatë një programi të regjistruar paraprakisht, i cili u ndoq në Salla Mbretërie anekënd Kosta-Rikës dhe Panamasë. Pas prezantimit, të 2.032 të pranishmit në këto salla, morën kopje të shtypur të librit të Mateut. Formati dixhital u vu menjëherë në dispozicion në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.
Sot, afro 216.000 veta që flasin ngabere jetojnë kryesisht në Kosta-Rikë dhe në Panama. Në këto 2 vende ka 877 vëllezër e motra që shërbejnë në 26 kongregacione dhe në 2 grupe të gjuhës ngabere.
a Përkthimi Bota e Re i rishikuar është prezantuar në gjuhën armene të lindjes. Kjo gjuhë ndryshon nga armene e perëndimit, e cila flitet në shumë komunitete të diasporës armene.