A e krijoi Perëndia Djallin?
Përgjigjja e Biblës
Bibla thotë se Perëndia nuk e krijoi Djallin. Përkundrazi, Ai krijoi atë që u bë Djall. Bibla thotë për Perëndinë: «E përsosur është vepra e tij, sepse të gjitha udhët e tij janë drejtësi. Një Perëndi i besueshëm, tek i cili nuk ka padrejtësi. I drejtë dhe i ndershëm është ai.» (Ligji i përtërirë 32:3-5) Nga ky pohim, mund të nxjerrim përfundimin se Satanai ishte i përsosur dhe i drejtë në fillim, domethënë, një nga bijtë engjëllorë të Perëndisë.
Te Gjoni 8:44 Jezui tha se Djalli «nuk qëndroi i vendosur në të vërtetën», duke nënkuptuar se njëherë e një kohë Satanai nuk gënjente dhe ishte i pafaj.
Megjithatë, ashtu si krijesat e tjera inteligjente të Jehovait, ky engjëll që u bë Satana, ishte i lirë të zgjidhte mes së drejtës dhe së gabuarës. Ngaqë zgjodhi një drejtim që kundërshtonte Perëndinë dhe nxiti çiftin e parë njerëzor t’i bashkohej atij, e bëri veten Satana, që do të thotë Kundërshtar.—Zanafilla 3:1-5; Zbulesa 12:9.