Paqja në botë—Pse kaq e paarritshme?
Përgjigjja e Biblës
Përpjekjet njerëzore për të sjellë paqe në botë kanë dështuar dhe do të vazhdojnë të dështojnë për disa arsye.
«Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e vet.» (Jeremia 10:23) Njerëzit nuk u krijuan me aftësinë ose të drejtën që të vetëqeverisen, prandaj nuk do sjellin dot paqe të qëndrueshme.
«Mos u beso atyre që kanë pushtet dhe influencë! Edhe ata janë veçse njerëz e nuk mund t’ju ndihmojnë. Ata do të vdesin e do të bëhen pluhur dhe bashkë me ta do të mbarojnë edhe planet e tyre.» (Psalmi 146:3, 4, Bibla ECM) Udhëheqësit qeveritarë, edhe ata me motivet më të mira, nuk kanë zgjidhje të qëndrueshme për shkaqet rrënjësore të luftërave.
«Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë . . . të egër, pa dashuri për mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur.» (2 Timoteut 3:1-4) Ne jetojmë «në ditët e fundit» të botës së sotme të ligë, periudhë kur qëndrime të tilla mbizotëruese e bëjnë të vështirë paqen.
«Mjerë ti tokë e ti det, sepse Djalli zbriti ndër ju me zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër!» (Zbulesa 12:12) Djalli, armiku i Perëndisë, është kufizuar në afërsi të tokës dhe i shtyn njerëzit të përvetësojnë frymën e tij mizore. Për sa kohë të jetë «sundimtari i kësaj bote», nuk mund të jetojmë kurrë në paqe.—Gjoni 12:31.
«[Mbretëria e Perëndisë] do të thërrmojë dhe do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive [që i kundërvihen Perëndisë], dhe vetë do të qëndrojë përgjithmonë.» (Danieli 2:44) Mbretëria e Perëndisë e jo ndonjë qeveri njerëzore, do të na e plotësojë dëshirën për paqe të përhershme në botë.—Psalmi 145:16.