Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Instalo aplikacionin JW Broadcasting në pajisjen Apple TV

Instalo aplikacionin JW Broadcasting në pajisjen Apple TV

Për të parë JW Broadcasting në pajisjen tënde Apple TV, në fillim duhet të konfigurosh pajisjen Apple TV dhe të instalosh aplikacionin JW Broadcasting. Fillimisht ndiq këta hapa:

 Konfiguro pajisjen Apple TV

Pajisja jote Apple TV duhet të ketë udhëzime që të ndihmojnë se si ta vësh në punë dhe se si ta lidhësh me Internetin. Pasi pajisja të jetë lidhur, përfundoje instalimin duke ndjekur udhëzimet që shfaqen në ekran.

 Instalo JW Broadcasting nga App Store

Shko tek App Store dhe instalo JW Broadcasting duke ndjekur hapat më poshtë:

  • Lëviz gishtin Djathtas mbi hapësirën me prekje të telekomandës derisa të zgjidhet opsioni Search.

  • Kliko mbi hapësirën me prekje të telekomandës që të hysh te Search, pastaj përdor germat për të shkruar «JW Broadcasting».

  • Një alternativë tjetër është duke mbajtur shtypur butonin Siri dhe të thuash «JW Broadcasting».

  • Zgjidh aplikacionin dhe kliko mbi hapësirën me prekje të telekomandës.

Instalo aplikacionin duke ndjekur udhëzimet që shfaqen në ekran.